Kryefjala Logo

Flet shkenctari italian: Unë jam kundër mbylljes si qytetar sepse do të ishte vetëvrasje për ekonominë, si shkencëtar sepse do të penalizonte edukimin e të rinjve, të cilët janë e ardhmja jonë.

26 Tetor, 2020 | 12:08 pm

Virologu i njohur italian, profesori Giorgio Palù, beson se tamponimi masiv për Covid-19 është i panevojshëm, njëjtë siç janë edhe izolimet apo masat kufizuese, ai nuk ka nguruar ta quajë histeri atë që po ndodh në Itali, lidhur me pandeminë.

“Ka shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i virusit nuk është ndalur asnjëherë, edhe nëse në korrik rastet dukej se ishin zhdukur, falë temperaturave të larta, ajrit të hapur, rrezeve ultraviolet që vrasin virusin. Pastaj ishte kthimi nga pushimet, rihapja e shumë aktiviteteve dhe mbi të gjitha kthimi në shkollë”,– tha profesoi në një intervistë për Corriere Della Sera.
Rezultati që të gjithë po shohin është rritja e rasteve. I pyetur nga gazetarët si mund të interpretohen këto të dhëna, virologu u përgjigj se shumica e personave që infektohen, janë asimptomatikë.

“Së pari, nga këto, 95 përqind nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Së dyti, është e sigurt që këta njerëz janë ‘infektuar’, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt nëse ata janë ‘ngjitës’, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Ata mund ta bënin nëse kanë një ngarkesë të lartë virale, por për momentin me testet që kemi në dispozicion, nuk është e mundur të përcaktojmë nëse e shpërndajnë virusin” – thotë profesori i njohur.

burimi: Story

Të ngjashme