Kryefjala Logo

 Era e fortë shkakton bllokime në rrugët e Korçës nga rënia e pemëve gjatë natës

8 Tetor, 2021 | 12:53 pm

Gjatë mbrëmjes së djeshme vendi ka përjetuar erëra të forta të cilat kanë shkaktuar dëme lokale në energji dhe infrastrukturën rrugore. Gjithashtu media gjermane “Bild” ka njoftuar se jugu i Shqipërisë mund të përballet me përmbytje katastrofike së bashku me veriu e shtetit fqinj, Greqisë.

img 6320

Në qytetin e Korçës, veçanërisht në Lagjen 14, erërat kanë rrëzuar disa pemë duke bllokuar për disa orë rrugët. Punonjës të ndërmarrjes së punëve publike kanë prej këtij mëngjesi punën për largimin e pemëve të rrëzuara dhe prerjen e atyre që cilësohen të rrezikshme.

Screenshot 3 10

 

Kjo situatë përveç këtyre problemeve ka shkaktuar edhe probleme të tjera për sa i përket energjisë elektrike në shumë lagje të Korçës në njësitë administrative. Në Dardhas të Pogradecit edhe sot e gjithë njësia është pa energji ndërkohë që mbrëmja e së enjtes ka kaluar në errësirë edhe për banorët e Trebinjës.

Të ngjashme