Kryefjala Logo

Elton Metaj pas vrasjes së ish-bashkëshortes flet nga qelia:“ Kur dola nga burgu Sabrina më tha do të q* robt, më përndiqte me armë…”

6 Tetor, 2021 | 6:16 pm

Autori vrasjes së Sabina Metaj në Fier ka folur për “Shqipëria Live” gjatë drekës së sotme në mënyrë banale aq sa detyroi moderatoren Eriona Rusi ta paralajmëronte të mbante fjalorin pasi emisioni ndiqet nga mijra shqiptar.

“Sa dola nga burgu më vinin kërcënime nga familja e vjehrrit se do të kisha dhe 3 orë jetë , jam i vdekur. Më kanë përndjekur 4 ditë rresht, jam ankuar në polici por askush smë ndihmoi ndaj mora dhe armë për vetëmbrojtje” – është shprehur Eltoni.

Ai shprehet se natën e krimit ka shkuar për tu ballafaquar me vjehërrin. “Kur shkova atje ajo fliste me ish të dashurin e saj, kanë gënjyer që e kam vrarë me bukë në gojë aty skishte asgjë, po të doni hapni kamerat”.

Elton Metaj hedh akuza se vetë ish bashkëshortja e sharë e kërcënuar, “Do të q.. robt do të vras, ke dhe 5 orë jetë” pretendon autori vrasjes. Gjithashtu pasi u pyet se si ka mundësi që vjehërri ta ketë përndjekur kur ai ka qenë në Itali, Eltoni tha se kanë qenë njerzit e tij që e ndiqnin me makina

Të ngjashme