Kryefjala Logo

Ekzekutimi i shqiptarit në Brazil/ Gazetari: S’e kanë vrarë shqiptarët, punonte aty për llogari të një grupi nga Fieri

4 Dhjetor, 2020 | 12:28 am

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e 47-vjeçarit Ilir Zelka para dy ditësh në Brazil.
“Ky ka qenë në Brazil disa herë për llogari të një grupi kriminal nga qyteti i Fierit dhe ka punuar në kuadër të këtij grupi. Kryesore ka qenë trafiku i kokainës. Brazili është një linjë si Venezuela dhe Ekuadori, ku gjendet kontraktet e duhura. Në rastin konkret del se ka punuar për llogari të një grupi nga Fieri në Brazil, që unë kam 20 vite që e kam skeduar. Interesat që përfaqësonte viktima janë për llogari të këtij grupi. Në datën 20 ka shkuar atje. Të gjitha vaktet i konsumonte te ai lokal. Shqiptarët atje nuk bëjnë luftë me njeri-tjetrin. Kartelet atje janë në luftë me njeri-tjetrin. Në Sao Paolo ka rrezikshmëri të lartë. Atje për pagesa të vogla të bëjnë namim e jo më për trafik të madh kokaine. Shqiptarët s’të vrasin atje, se ta gjejnë anën këtu. Është e njejtë me rastin e Ekuadorit”.
Nga ana tjetër, gazetarja e kronikës Klodiana Lala, tha se Zelka sipas informacioneve ishte në Sao Paolo të Brazilit si një garanci.
Lala: Kartelet atje i kanë të pikasur dhe të lokalizuar personat që shkojnë për trafik droge apo që bëjnë lidhje. SPAK më ka dhënë informacione që ky person nuk ka qenë i skeduar, nuk kishte hetim pasuror për të. Dyshohet se përmes kësaj kompanie që kishte në Çeki janë bërë transaksione të mëdha parash. Nuk ka rekord të hapur në prokurori Ilir Zelka. Ky ishte peng atje, një lloj garancie.

A5042F80 C556 4DE2 8CFD FEDB084A0D03

Të ngjashme