Kryefjala Logo

E rëndë në Mat,abuzoi me të miturën dhe i “mbylli gojën”,arrestohet pas dy javësh 47-vjeçari

2 Dhjetor, 2021 | 5:59 pm

E rëndë në Mat, përdhunoi të miturën dhe i “mbylli gojën”, arrestohet 47 vjeçari.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””.

Të ngjashme