Lajme nga vendi
Drejtori ngacmoi seksualisht nxënëset,flet gjyshja e 14-vjeçares:Ai i shkruante llafe turpi,çupa kishte lajmëruar dhe kujdestaren
2 vite më parë


Në Pogradec është raportuar një ngjarje e rëndë ditën e djeshme.
Drejtori i shkollës Adritik Haxhillari,59-vjeç,ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura,njëra 13 dhe tjetra 14.
Në lidhje me këtë ngjarje e ndodhur në fshatin Stropckë ka folur edhe gjyshja e 14-vjeçares.
Gjyshja u shpreh se drejtori i kishte shkruajtur vajzës mesazhe “turpi” dhe se 14-vjeçarja për këtë i kishte treguar edhe mësueses kujdestares.
“I ka shkruar çupës në telefon,çupa i kishte thënë kujdestares së klasës,kishte folur një herë me atë pastaj e morëm dhe ne vesh si ngjarje.Ne atë ditë nuk e dinim fare,çupën e kishin marrë e kishin ulur poshtë.
Nuk e di cfarë i shkruante por llafe turpi.Kishte dy javë që shkruante me çupën.Vajza na tregoi por i ka prindërit në Greqi,ne kujdesemi për të.
Ne shkuam bashkë në komisariat me çupën tjetër dhe babain e saj.
Dje na thirrën edhe djalin.Ne nuk dalim dot jashtë për çupën.Shteti e di,ata njerëz që bëjnë këto gjëra,ta varin.
Ka 3 ose 4 vjet drejtor në këtë shkollë ndërsa çupa ka 2 vite se ka qenë në Tiranë”-shprehet gjyshja e frikësuar.