Kryefjala Logo

Burg edhe për memet, Sejko: Shpëtoni veten

3 Dhjetor, 2020 | 10:28 pm

F9D02CF2 1203 44FE 8BF2 A48BD2DF6E15Burg deri në 1 vit për ata që postojnë apo shpërndajnë meme në rrjetet sociale.
E këto ndryshime meqenëse nuk e lejoi njeri që ti bëjë në ligjin e medias që ai kishte menduar, ka vendosur ti bëjë në Kodin e ri Penal të ideuar dhe të përgatitur nga ministrja, Etilda Gjoni.
Me iniciativën e kësaj, kuptohet pas urdhrit të dhënë nga Rama, ministrja propozon në kodin e ri penal që të kriminalizojë memet në rrjetet sociale dhe të dënojë njerëzit me 1 vit burg, kush bën meme, pa marrë më parë pëlqimin e personit.
Kjo gjë ka sjellë edhe reagimin e atij që sa i përket memeve është ndoshta më i famshmi në Shqipëri.
Teksa publikon një foto-montazh ky tregon veten pas hekurave, Sejko ka një mesazh për shqiptarët.
“Shpëtoni veten.
Shënim. Kjo foto është montazh. Personi në foto nuk është pas hekurave”.

489C717B 28AF 46F3 B301 9883997C5DD3

Të ngjashme