Kryefjala Logo

Arti humb Koço Devolen, Basha: U prehtë në paqe

8 Nëntor, 2020 | 11:56 am

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur të humorit shqiptar Koço Devole.

Basha, përmes një postimi në Twitter, shpreh ngushëllimet e tij familjarëve dhe miqve të aktorit.

“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

Aktori Koço Devole u nda nga jeta pas intubimit në Infektiv për shkak të infektimit me Covid-19.

4A86FBC1 93EB 41B7 8FD3 2ABCA69D7D27

Të ngjashme