Lajme nga vendi
Arrestohet shqiptari qe ishte kthyer ne tmerrin e femrave te Dortmund-it
19 Dhjetor, 2020 | 3:50 pm
Pas tre sulmeve brutale ndaj grave të ndryshme, Gjykata e Qarkut në Dortmund të Gjermani dënoi të pandehurin shqiptar Hysen T. me dymbëdhjetë vjet burg.
“Bild” ka rrëfyer historinë e 32-vjeçarit nga Kosova që u kthyer në makthin e Dortmundit. Ai akuzohet për grabitje, përdhunim dhe plagosje, ku pre e agresionit të tij ishin në të shumtën e rasteve gratë.
Sipas medias gjermane, shtetasi në fjalë i ndiqte gratë gjatë natës teksa ktheheshin në shtëpi, i grabiste, i sulmonte dhe përdhunonte. Më 4 dhjetor raportohet se ai kishte zënë prit një 25-vjeçareje në Dortmund ndërsa po priste ashensorin dhe e kishte tërhequr zvarrë shkallëve duke e goditur në fytyrë.
Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara pësoi fraktura të shumta në fytyrë dhe ishte në një situatë të rrezikshme për jetën. Dhjetë ditë më vonë, Hysen T. thuhet se kishte sulmuar një grua 37-vjeçare në pjesën veriore të qytetit.
Këtë herë autori goditi jo vetëm me grusht, por me një shishe të thyer, duke i shkaktuar prerjet të mëdha në fytyrë. Fatmirësisht një fqinj dëgjoi britmat për ndihmë dhe agresori Hysen T. ia mbathi nga vendngjarja, ndërsa u kap më vonë me rroba të përgjakura në park.
ADN-ja e tij zbuloi një tjetër agresion të vitit 2016, kur një grua u sulmua dhe u përdhunua në pjesën veriore të qytetit. Në nisje të procesit gjyqësor i pandehur heshti. Avokati i tij Dieter Kaufmann, 58 vjeç, tha se klienti i tij ka nevojë për psikiatër.