Kryefjala Logo

Arrestohet Safet Gjici!

24 Qershor, 2023 | 7:02 pm

Arrestohet ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici. Lajmi bëhet i ditur nga Klan News. Sipas të njëjtave burime, Gjici është arrestuar me urdhër të SPAK dhe akuzohet për korrupsion pasiv.

Safet Gjici dha dorëheqjen nga detyra si kryebashkiak i Kukësit më 16 Qershor, pak orë pasi një video intime bëri xhiron në rrjetet e komunikimit elektronik.

Ai shfaqej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.

Të ngjashme