Kryefjala Logo

Arrestohet gruaja, dhunoi burrin duke e bërë për spital natën e Vitit të Ri

3 Janar, 2021 | 11:16 am

Dhuna në familje është një fenomen shumë i përhapur në trojet shqiptare. Një rast i tillë ka ndodhur në Kosovë.
Nuk kemi të bëjmë me ndonjë femër të dhunuar, por përkundrazi këtë herë është bashkëshortja ajo që ka bërë për spital burrin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë në orën 1 e 20 minuta të datës 1 janar.
Policia e Kosovës e ka bërë vetëm sot të ditur si rast.
Njoftimi i policisë:
Gjakovë 01.01.2021 – 01:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara lirohet në procedurë e rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme