Kryefjala Logo

Aksident në Kuçovë, makina përplaset me motoçikletën, dy të plagosur

26 Nëntor, 2021 | 12:54 pm

Një aksident është regjistruar sot në Kuçovë, ku një makinë u përplas me një motoçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi Kuçovë.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet A.V, duke drejtuar mjetin tip Golf është përplasur me një motoçikletë. Për pasojë janë dëmtuar shoferi i motoçikletës dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Berat jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme