Kryefjala Logo

4 arrestime në Fier gjatë natës. 22 vjecari kapet me dozat e hashashit gati për shitje

2 Tetor, 2021 | 10:42 am

Gjatë mbrëmjes dhe deri në orët e para të mëngjesit Policia e Fierit ka bërë kontrolle në kuadër të parandalimit të veprave penale. Ata janë arrestuar një 22 vjecar që iu gjendën doza hashashi të paketuara gati për tu shitur nëpër qytet.

Gjithashtu janë arrestuar:

A. H., 25 vjeç, banues në Vidhisht, Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

E. S., 35 vjeç, banues në Durrës pasi në aksin rrugor Lushnjë- Fier, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin Dh. A., 58 vjeç, banues në Lushnjë, i cili po lëvizte me biçikletë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” Fier, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasin A. B., 67 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë. Gjatë aksidentit është dëmtuar edhe shtetasi Sh. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Njoftimi i policisë:

•Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier goditën një tjetër rast të shpërndarjes së kanabisit në doza.

U arrestua në flagrancë shtetasi F. D., 22 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme