Kryefjala Logo

Tre vjet heqje lirie kush tradhëton në martesë:Ndryshon kodi penal

5 Shkurt, 2024 | 8:59 am

Sipas Kodit të Familjes, dy të rritur, të cilët lidhen në martesë kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria.

Nëse deri më sot thyerjen e besnikërisë e kemi quajtur si problem moral, me ndryshimin e Kodit Penal, kjo do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burgim.

Sipas projektligjit të hedhur për diskutim thuhet: “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.”

Të ngjashme