Aktualitet
Pogradec:Jetonin nën një çati,29 vjeçari në një lidhje me vajzën e mitur të njerkës vetëm 12 vjeç!
7 Janar, 2024 | 11:45 am

Një 29-vjeçar në Pogradec është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 12 vjeçe.
Sipas të dhënave nga burime pranë policisë Pogradec, bëhet e ditur se 29-vjecari jetonte në të njëjtën shtëpi me 12-vjeçaren.
Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjecares, por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime, është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me një person, i cili ka pasur me vete dhe djalin e tij, ku ky i fundit ka krijuar lidhje me vajzën e “njerkës” së tij.
Sipas policisë, ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi, ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje, që kur ajo ka qenë në moshën 10-vjecare.
Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje.