Kryefjala Logo

Lindi një minutë pas mesnate:Kush është bebi i parë për vitin 2024 në Shqipëri?

1 Janar, 2024 | 12:49 pm

Sihana është bebja e parë që ka ardhur në jetë për vitin e ri 2024, vetëm një minutë pas mesnate.

Vogëlushja ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dhe ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ndërkohë pas vajzës në jetë ka ardhur edhe Amari, i cili po ashtu gëzon shëndet të plotë dhe erdhi në jetë pak minuta pas mesnate në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Të ngjashme