Kryefjala Logo

Historike:Në Kosovë hiqen vizat për udhëtimet në zonën Schengen!

2 muaj më parë

Qytetarët e Kosovës nga dita e sotme, 1 Janar 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen.

Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Gjatë 1 Janarit, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, do të organizohet udhëtimi i parë pa viza për fituesit e një kuizi të Bashkimit Evropian, që është organizuar në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.

Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera. Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më tani nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.

Të ngjashme