Kryefjala Logo

Kujdes! Në Itali nuk mjafton vetëm certifikata e vaksinimit për të kaluar kufirin, ja rregullat e reja

31 Gusht, 2021 | 11:22 am

 

Shteti Italian nëpërmjet 2 ministrive përgjegjëse në mbarëvajtjen e udhëtarëve në kohë pandemie, Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Shëndetësië, duke u nisur nga dita e sotme ndryshon disa rregulla për listën D të vendeve, ku bën pjesë dhe Shqipëria.
Duke nisur nga sot, data 31 gusht 2021, në pikat kufitare të Italisë, shtetasit shqiptar duhet të paraqesin këto dokumentacioneL
1.Certifikatën e vaksinimit të plotë me 2 doza, të printuar ose nga celulari.
2.Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.
3.Formularin PLF që kryhet në faqen ëëë.euplf.eu
Në rast së mospasjes së dokumenteve të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetë izolimi prej 5 ditësh në Itali.
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Të ngjashme