Showbiz
Krisje midis Meritonin dhe Ilnisës?”Ndro partnere, se ma ke sjellë në maje të hundës”
3 Shkurt, 2024 | 10:59 am

Ilnisa dhe Meritoni kanë debatuar sërisht brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania.Shkak i zënkës së dyshes është bërë Meritoni, i cili nuk i a kushtuar vëmendje gazetares gjatë gjithë ditës, duke zemëruar Ilnisën e cila i tha që të gjejë partnere tjetër pasi nuk do të kërcejnë së bashku në sfidën që iu ka dhënë “Vëllai i Madh”.
Meritoni: O rrush për çfarë je mërzit
Ilnisa: Jam duke të ardhur ty mbrapa gjithë ditën që mos të mërzitesh ti. Po ik o burrë vazhdo jetën tënde
Meritoni: Qetësohu mos u mërzit pa lidhje
Ilnisa: Po s’më mërzit dot ti mua, thjeshtë s’do kërcejmë bashkë
Mëritoni: Ok
Ilnisa: Siç ja respektoi Eglës dëshirën do ma respektojë edhe mua, kaq e thjeshtë
Meritoni: Pse çfarë ke?
Ilnisa: S’dua të kërcej me ty
Meritoni: Ok, unë e kam më të lehtë
Ilnisa: Çfarë? Pse çfarë të duket vetja se je ti? Çfarë të rren mendja?
Meritoni: Pse çfarë ta merr mendja se je ti? Pse nervozohesh në sekonda ti?
Ilnisa: Ik ore se ma ke sjellë në maje të hundës. Shko nesër
Meritoni: Pse ta kam sjellë në maje të hundës?
Ilnisa: Fol pa lidhje
Mëritoni: Çfarë po thua o karamele
Ilnisa: Karamelja mbahet në gojë
Meritoni: Çfarë ke? Pse s’rrin rahat për qef, të bësh shaka
Ilnisa: Me kë të bëj shaka, shikon ndonjë që të bëj shaka
Meritoni: Është problemi jot, Ilnisa ndro qasje
Ilnisa: Ndro partneren
Meritoni: Me shumë kënaqësi











































