Kryefjala Logo

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit Zegjine Sollaku

8 Korrik, 2021 | 11:06 am

KPK ka dhënë sot vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Zegjine Sollaku.

Eshte vendosur qe te shkarkohet nga detyra edhe pse nuk ishte e pranisjme ne seance.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.

Gjyqtarja Sollaku mbrohej nga bashkëshorti i saj, ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Sipas tij të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra.

Të ngjashme