Lajme nga vendi
Kontrolli i Lartë i Shtetit për Drejtorinë e Burgjeve : Agim Ismailaj dhe funksionarët e tjerë duhet të largohen nga detyra
28 Gusht, 2021 | 4:15 pm

KLSH bën akuza ndaj drejtorit të burgjeve Agim Ismailaj tre funksionarëve të tjerë , për keqmenaxhimin e buxhetit. Sipas këtij raporti të KLSH rezulton se drejtori Agim Ismailaj veproi në shkelje me ligjin në fushën e prokurimeve publike, duke abuzuar me tenderat.
Institucioni kërkon vlerësimi i shkeljeve të konstatuara nga Ministria e Drejtësisë si institucion epror për të ndërmarrjen e masave disiplinore “vërejtje deri në largim nga shërbimi civil ose largim nga puna”.
KLSH bën me dije se drejtori i burgjeve, Agim Ismailaj dhe funksionarët e tjerë duhet të largohen nga detyra, “për mos plotësimin e kritereve të veçanta, duke shpallur fitues në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 3 procedura tenderuese duke shkaktuar dëmin në vlerën prej 75,632, 935 lekë pa TVSH, si dhe 2 procedura në vlerën 52,041, 839 lekë pa TVSH në kundërshtim me VKM nr.914, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Funksionarët e tjerë të përfshirë në raport:
Avdiana Pali, Drejtore e Financës në cilësinë e Nëpunësit zbatues;
-Ardit Tabaku, Drejtor Juridik në cilësinë e anëtarit të KVO;
-Arjan Koçiaj, në cilësinë e anëtarit të KVO.



















































