Kryefjala Logo

Komentuesit “vënë në sedër” Ambasadën Amerikane pas publikimi të fotove me Edi Ramën.

4 Shtator, 2021 | 12:40 pm

Një ditë më parë, faqja e ambasadës amerikane në Tiranë, postoi disa foto nga një aktivitet ku i pranishëm ishte edhe zëvendësambasadori i SHBA.
Ditën e djeshme, faqja e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, publikoi foto nga aktiviteti ku ishte I pranishëm zëvendësambasadori. Në foton e parë dhe kryesore ishte kryeministri i vendit Edi Rama, pranë flamurit kuqezi,

Pas komenteve të ndryshme ku ironizohej vendosja e Ramës në krye të postimit dhe se faqen e ambasadës e menaxhonte këshilltari i Ramës, Endri Fuga erdhi dhe një reagim nga aktivisti Genc Sejko i cili komentoi “Është bërë e vështirë të gjesh dallimin midis faqes së Ramës dhe asaj të U.S. Embassy-Tirana” . Pas reagimeve administratorët e faqes ndryshuan renditjen duke hequr Ramën si foto kryesore. Aktivisti Genc Sejko komentoi “Është bërë e vështirë të gjesh dallimin midis faqes së Ramës dhe asaj të U.S. Embassy-Tirana”
Mbishkrimi i postimit
“Zëvendës Ambasadori Demian Smith mori pjesë sot në një aktivitet në Bazën Ajrore të Farkës, të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes si falënderim për përpjekjet e guximshme të atyre që luftuan zjarret këtë verë dhe për bashkëpunimin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Holandës, dhe Republikës Çeke. Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përgëzuan forcat shqiptare, zjarrfikësit dhe autoritetet lokale për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë dhe mjedisin natyror të Shqipërisë. Ambasada e ShBA është krenare që qëndron krah Shqipërisë dhe ofron ndihmë dhe mbështetje në kohë nevoje,”

EF26E68D CD7B 43A8 BF36 2D4C6A34B997

Të ngjashme