Keishli “gozhdon” Grida Dumën: “Pse hesht për aferën e Credins Bank? Sqaro publikun për 600 hektarë tokë”

11 Qershor, 2026 | 1:44 pm

Blogerja dhe influencerja Keishli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me debatin e fundit për Zvërnecin dhe protestat që po zhvillohen në zonë.

Në mesazhin e saj, ajo i drejtohet moderatorës Grida Duma, duke shprehur habinë për faktin se vëmendja publike po fokusohet te protestuesit, ndërsa sipas saj nuk po diskutohet mjaftueshëm për çështjen e pronave dhe territorit në Zvërnec.

“Më fal zonja Duma, pse s’bën një emision sesi Credins Bank ka 600 hektarë në Zvërnec, po merret me individin e lirë protestues?”, shkruan Keishli në postimin e saj.

Më tej, blogerja shpreh shqetësimin për mungesën e hapësirave të gjelbra, duke shtuar se qytetarëve po u hiqen gjithnjë e më shumë zona natyrore.

“Po na jepni bar në një vend ku s’po ka më asnjë centimetër gjelbërim”, vijon ajo.

Reagimi i Keishlit vjen në një moment kur debati për zhvillimet në Zvërnec dhe protestat kundër projekteve në zonë ka marrë vëmendje të madhe në media dhe rrjetet sociale. Postimi i saj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, duke nxitur diskutime të reja mbi mënyrën se si po trajtohet çështja në hapësirën publike.

Të ngjashme