Kryefjala Logo

Kamerat e sigurisë kapin momentin e shpërthimit të makinës në Maliq (Video)

1 Shtator, 2021 | 2:20 pm

Pamjet e rënda që shihni vijnë nga vendi i ngjarjes në Maliq, ku një makinë e sapo furnizuar me gaz, shpërtheu në flakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht, në aksin nacional Korçë Pogradec, në afërsi të Maliqit
Në fshatin Vloçisht të Maliqit, është rregjistruar një shpërthim makine e cila sapo ishte furnizuar me gaz në orën 07:20 të mëngjesit të sotëm. Në mjet ndodheshin dy persona teksa largoheshin nga karburanit, makina ka pësuar tre shpërthime të njëpasnjëshme duke marrë flakë. Drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit janë larguar menjëherë duke i shpëtuar flakëve.

 

Kamera e sigurisë së karburantit të siguruara nga BalkanWeb ,ka kapur momentin kritik të makinës me targa “AA731CL” ku u lënduan dy personat. Edhe pse shoferi dhe pasagjeri janë kanë dalë nga makina, kjo e fundit ka vazhduar të ecë për pak metra drejt rrugës duke përfunduar në krahun tjetër.

 

Automjetet e integruara për të punuar me gaz, konsiderohen të rrezikshme nëse impianti i gazit nuk është i licensuar apo i prodhua nga vetë marka e makinës.

Të ngjashme