Lajme nga vendi
Ishte nisur drejt Sarandes, perfshihet ne flake autobusi nga Kosova
11 Gusht, 2021 | 10:33 am

Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës.
Sipas Top Channel, Autobusi ka qenë me turist nga Kosova, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime.
Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.
Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandë
Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.
Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.



















































