Lajme nga vendi
Ish-polici vrau bashkëshorten sapo dolën nga seanca e divorcit, flet dëshmitarja okulare
6 Maj, 2021 | 2:06 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në Elbasan ku një ish-polic ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij si dhe ka plagosur një efektiv policie dhe një avokat.
Maska.al ka siguruar dëshminë e një prej dëshmitarëve që kanë qenë në vend ngjarje.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes



















































