Kryefjala Logo

Ish-opinionistja flet për BBVA3:”Sjellje të inkurajuara nga Vëllai i Madh”

1 Shkurt, 2024 | 9:06 am

Ish-opinionistja e “BBVA1”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek akoma programin e BBVA,pasi ka bërë një reagim duke i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit. Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.

“Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.

“Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.

IMG 6995 IMG 6996

Të ngjashme