Showbiz
Ish-i e quajti mashtruese,reagon shoqja e Ledjonës:Ja si qëndron e vërteta!
18 Janar, 2024 | 8:38 am

Gazetarja Jonida Mukaj, mikja më e afërt e Ledjonës , ka zbuluar se si qëndron e vërteta e komentit të ish-bashkëshortit të banores së BBV meqënëse Ledjona nuk e mbron dot veten në mungesë informacioni. Ajo tha se marrdhënia midis tyre ka përfunduar para më shumë se 10 vitesh dhe se gjërat që personi ka shkruar janë të pavërteta.
“Ky është i ati i vajzës së Ledionës. Kjo është një histori dhe marrëdhënie e përfunduar më shumë se 10 vite më parë, sot vajza është 12 vjeçe. Jam e shqetësuar nga statusi, nga e gjithë arroganca dhe e pavërteta që ka shkruar personi aty. Nuk është asgjë e vërtetë aty. Familjarët e Ledionës kanë kontaktuar dje. Familjarët e zotërisë që ka komentuar gëzojnë shumë respekt për Ledjonën.











































