Showbiz
Ilnisa xheloze për Riken dhe Meritonin: Me atë ka kërcyer gjithë rruzulli
29 Janar, 2024 | 3:50 pm

Sfida e ‘Vëllait të Madh’ ditën e djeshme duket se ka krijuar konfliktin e parë mes Ilnisës dhe Meritonit, të cilët ishin në një grup. Ilnisa është parë në një moment e tensionuar duke i kërkuar llogari Meritonit për afrimitetin me Riken e cila ishte në grupin tjetër.
Ndonëse, ky i fundit i kërkoi të sqaroheshin, Ilnisa nuk ka pranuar as t’i flasë, teksa i drejtohet Rikes me ‘asaj’ dhe shfaq shenja xhelozie për moderatorin nga Kosova.
Madje Ilnisa e ofendon Riken duke thënë se ne atë ka kërcyer rruzulli tokësor. Dyshja janë parë më të afërt se kurrë ditët e fundit, ku ndër të tjera mbrëmjen e së shtunës shkëmbyen edhe puthjen e tyre të parë në buzë.











































