Showbiz
I tha ‘s’ke këllqe’,Albi sqaron Romeon:”Për shpirt të prindërve”
8 Shkurt, 2024 | 8:58 am

Albi Nako ka sqaruar Romeon pas debatit të mbrëmjes së të martës ku i tha se “s’ka këllqe dhe përdor vajzat”.Romeo u duk shumë i prekur nga deklarata e Albit dhe nuk ka pranuar të vazhdojë shoqërinë me të.
Pjesë nga debati:
Albi: Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekrra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve.
Albi:Po pse ishte paburrëri për shembull?
Romeo:Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua
Romeo; Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë
Albi: Doja vetëm të të sqaroja











































