Showbiz
I ngacmuan të dashurën, Blero zihet në festën e BB VK
3 Shkurt, 2024 | 2:10 pm

Të premten ka qenë një mbrëmje e zjarrtë në spektaklin, Big Brother VIP Kosova, që shpalli dhe fituesin.
Në fund fitues u zgjodh ish-futbollisti Lumbardh Salihu nga Vitia, i cili siguroi më së shumti vota në televotimin për fituesin, i cili zgjati për një javë të tërë.
Siç raportohet në media në “After Party” ka ndodhur një incident. Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e televizionit.
Sipas mediave në Kosovë, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, dhe ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.











































