Lajme nga vendi
Humb ndjenjat ne gjykate, autori i vrasjes se 18 vjecares ne Kosove
25 Gusht, 2021 | 1:39 pm

Diten e djeshem u arrestua nga policia e Kosoves, Dardan Krivaq per vrasjen e vajzes 18 vjecare ne Ferizaj.
Diten e sotme mbahej seanca gjyqesore per autorin, e cila është ndërprerë për disa minuta pasi shëndeti i tij është përkeqësuar duke humbur ndjenjat. Gazeta Express raporton se ai ka marrë ndihmën e parë në sallën e gjyqit dhe më pas seanca ka rifilluar.
Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij pasi ekziston dyshimi se në datë 22 gusht ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Marigona Osmanit. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e rëndë”.



















































