Lajme nga vendi
Hapet kufiri grek per Shqiperine, ja masat e reja
2 Korrik, 2021 | 9:50 am

Eshte hapur hyrja e shqiptareve ne Greqi nga pala greke, ata kane dale ne nje njoftim ku tregojne masat e reja dhe cilet qytetare mund te kalojne:
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qëndrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr.



















































