Lifestyle
Grupi juaj i gjakut mund të zbulojë shumë gjëra në lidhje me shëndetin tuaj
19 Maj, 2021 | 5:17 pm

LLOJI I GJAKUT A: SHUM PJELLOR
Njerëzit me këtë grup gjaku janë në rrezik shumë të lartë për të prekur kancerin e stomakut. Gratë me grupin e gjakut A konsiderohen të jenë shumë pjellore por ato janë në rrezik të lartë për t’u prekur nga kanceri i stomakut, veçanërisht nëse konsumojnë shumë alkool dhe cigare. Ekspertët mendojnë se njerëzit me grupin e gjakut A janë të prirur të bëhen alkoolistë dhe të vuajnë nga OCD.
LLOJI I GJAKUT B: RREZIKU I RRITUR I ZHVILLIMIT ULCERES; METABOLIZMI MË I MIRË
Njerëzit me grupin e gjakut B rrezikojnë më shumë nga kanceri i pankreasit. Ata gjithashtu mund të kenë probleme të kujtesës dhe janë të prirur për të marrë Alzheimer në një moshë më të madhe. Njerëzit që kanë këtë grup gjaku janë të prirur të marrin ulçera dhe inflamacion të shkaktuar nga bakteret. Nga ana tjetër, këta njerëz kanë një metabolizëm më të mirë dhe lehtë mund të fitojnë masë muskulore.
LLOJI GJAKUT AB:MË TË RREZIKUARIT PËR SULM TË ZEMRËS; KENI SHIKIM MË T Ë MIRË
Gratë me këtë grup gjaku janë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga kanceri i vezoreve dhe gratë shtatzëna janë në rrezik më të lartë për zhvillimin e presionit të lartë të gjakut. Njerëzit që kanë grup gjaku AB janë të prirur të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe problemet e tretjes. Gjëja më e mirë për njerëzit me grupin e gjakut AB është se ata janë më imun ndaj stresit dhe kanë shikim më të mirë.
LLOJI I GJAKUT O: RREZIK I ULËT I SULMIT TË ZEMRËS; PROBLEME ME PJELLORINË
Njerëzit me këtë grup gjaku janë në rrezik më të ulët të infarktit dhe kancerit të stomakut. Burrat me grup gjaku 0 janë të prirur për mbipesha dhe gratë kanë vezë me cilësi të keqe që mund të shkaktojnë probleme të pjellorisë. Ana e mirë për njerëzit me grupin e gjakut 0 është se ata janë më imun ndaj stresit.
















































