Lajme nga vendi
Gruaja e tij i dha fund jetës së saj, procedohet penalisht 63-vjeçari: Nuk raportoi ngjarjen
21 Qershor, 2021 | 4:08 pm

Një 63-vjeçar është vënë në hetim, pasi nuk ka njoftuar policinë që gruaja e tij i ka dhënë fund jetës së saj! Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolanec në Maliq.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi ky shtetas nuk ka njoftuar organet e Policisë se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe, duke konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



















































