Showbiz
Graciano puthet në buzë me Eglën, reagon Argjira
5 Shkurt, 2024 | 3:23 pm

Graciano Tagani ka vetëm pak ditë që i është bashkuar banorëve të ‘Big brother Vip’ ku e kemi parë shumë aktiv në lojë, të përfshirë në debate e diskutime të ndryshme.
Gjatë një sfide kërcimi, në fund të performancës Graciano është puthur në buzë me Eglën. Gjë që e fejuara e tij Argjira Spanca duket se nuk e ka aspak problem, përderisa e gjitha është në kuadër të lojës, siç edhe është shprehur më herët.
Në një postim në ‘Instastory’ ajo i uron fitore, Gracianos në këtë sfidë duke shkruajtur: Bravo Graciano dhe grupi.












































