Kryefjala Logo

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për zgjedhjet e 2019, heq përgjegjësinë nga vetja

23 Qershor, 2021 | 11:18 pm

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, të cilat u bojkotuan nga opozita.

Pas 11 orësh debat në sallë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vendosur që të kërkojnë asistencë nga Komisioni i Venecias.

Palët duhet të dorëzojnë nga një pyetje deri më 25 qershor e cila do t’i niset Venecias.

Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e drejtuar nga Voltana Ademi.

Më herët Gjykata rrëzoi kërkesën e qeverisë për të pezulluar çështjen deri në sqarimin e ligjshmërisë së mandatit të Ademit.

Të ngjashme