Lajme nga vendi
Flet miku i 60 vjecarit qe u hodh nga “Shefqet Ndroqi”:Ka qene oficer policie!
30 Nëntor, 2020 | 1:19 pm

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka tronditur sërish opinionin publik në Shqipëri. Një 60-vjeçar i infektuar me Covid është hedhur nga dritarja e dhomës së spitalit ku ishte shtruar. I moshuari nga Rrësheni, i identifikuar si Leonard Skabona, kishte gjetur momentin kur lëvizja e mjekëve dhe infermierëve ishte më e reduktuar. Kujtojmë se i moshuari është viktima e pestë në dy spitalet Covid, i cili ka zgjedhur t’i japë fund jetës tragjikisht. Së fundmi lidhur me ngjarjen ka folur edhe një i njohur i viktimës.Sipas JOQ, gazetari G.Hasani shkruan se ai ka treguar se i moshuari ka qenë officer policie, ndërsa së fundmi ka patur disa probleme familjare.
Ai ka thënë:
E kam njohur rreth viteve 97-98, ka qenë një periudhë kohe oficer Policie, ka qenë një burrë me sjellje shumë korrekte, shumë normale. Nuk e di se cilat kanë qenë shkaqet e kësaj ngjarje, po di që pasi është larguar nga puna dhe më pas është divorcuar me bashkëshorten. Këto kohët e fundit ka jetuar vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët kanë ikur në Greqi.


















































