Kryefjala Logo

Fillojnë përplasjet mes Rozës dhe Sarës: Mos më acaro!

4 Shkurt, 2024 | 5:31 pm

Pasditen e sotme kanë nisur provat e kërcimit mes dy grupeve të ndara në ‘BBV3’. Grupi i Gracianos ka nisur provat në living për sfidën e kërcimit.

Dy prej konkurrenteve që janë pjesë e këtij grupi siç duket e kanë marrë pak me ngut dhe kanë filluar të hedhin kunja me njera-tjetrën.

Bëhet fjalë për Sarën dhe Rozën. Kjo e fundit i është drejtuar me një ton të lartë duke i thënë:

‘Boll! Mos më acaro! Se ngre robi kokën me këto fjalë.’

Sakaq përballë saj qëndron Sara e cila i thotë: ‘Chill Chill (qetësohu).

Se si do të shkojë sfida e tyre mbetet për t’u parë.

Të ngjashme