Kryefjala Logo

(Emri) Shiste lende narkotike ne lokalet e Tiranes, arrestohet 24 vjecarja

9 Korrik, 2021 | 9:32 am

Arrestohet 24 vjecarja qe shiste droge ne lokalet e Tiranes dhe finalizohet operacioni policor i koduar “Kimistja 2”.

Dea Zejno, 24 vjeçe, banuese në Tiranë i jane sekuestruar doza me heroine, ekstazi, metadon dhe lende narkotike ne forme te lengshme dhe nje aparat celular.

Ajo shperndante dhe shiste lendet narkotike kryesisht në lokalet me muzikë në zonën e Porcelanit, Pazarit të Ri dhe Bllokut, personave të ndryshëm, kundrejt çmimeve që varionin nga 1.000 lekë të rinj deri në 10.000 lekë të rinj për një dozë (kokërr).

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Të ngjashme