Lajme nga vendi
Emri/ Ky është ish-efektivi i policisë që ekzekutoi gruan pak më parë në Elbasan
6 Maj, 2021 | 1:08 pm

Është identifikuar autori i vrasjes në Elbasan, ndodhur vetëm pak minuta më parë.
Bëhet fjalë për ish-efektivin e policisë, Koço Buzo.
Liljana Buzo mbeti e vrarë me armë zjarri (kallashnikov), në afërsi të gjykatës në Elbasan.
68-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pa jetë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili ka qenë punonjës policie më herët.



















































