Showbiz
Elvana Gjata, Jonida Vokshi dhe Bes Kallaku asnjë mbështetje për Ilnisën në BB VIP Albania 3
8 Shkurt, 2024 | 3:12 pm

Ilnisa Agolli edhe pse punon si Gazetare, për të gjithë ata që nuk e dinë, ajo ka mbaruar Regji Teatri në Akademinë e Arteve. Madje Ilnisa ka qenë në të njëjtin vit me Bes Kallakun, Jonida Vokshin dhe Elvana Gjatën.
Por teksa gjatë prezencës të Ilnisës në BB VIP ka patur shumë mbështetës, ajo që na bën përshtypje është fakti se asnjë nga shoqëria e Akademisë nuk e ka mbështetur.
Edhe pse kanë qenë gjatë viteve të shkollës. As Bes Kallaku, as Jonida Vokshi as Elvana Gjata nuk kanë reaguar dhe nuk kanë mbështetur Ilnisën as nëpërmjet postimeve e as në dalje publike, ndoshta mes tyre ka ndonjë hatërmbetje të vjetër.











































