Kryefjala Logo

Ekzekutimi me plumb në kokë i 50-vjeçarit në Fier, arrestohet i dyshuari kryesor

15 Nëntor, 2020 | 11:18 am

Një 52 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, si i dyshuari kryesor për vrasjen e Ahmet Toskës mëngjesin e 26 tetorit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Fatmir Hoxhaj, 52 vjeç banues në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ku viktima Toska mori një plumb në kokë në sy të bashkëshortes së tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në bazë të fakteve dhe provave të administruara në interes të hetimeve të procedimit penal të regjistruar për vrasjen e shtetasit A. T., ka lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit F. H., si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të  armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme