Kryefjala Logo

Vilma Masha për përzgjidhet në moderimin e festivalit që mezi po presin gjithë shqiptarët!

1 Qershor, 2023 | 11:18 am

Pak kohë më parë Ministria e Kulturës, ka njoftuar se do të rikthehet pas 8 vitesh mungesë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës. Një festival mjaft i dashur për të gjithë.

Kryefjala.com ka zbuluar se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të moderohet nga një nga vajzat më të shkathta dhe simpatike të ekranit Vilma Masha.

Vilma Masha një emër i dashur për publikun e cila aktualisht është në logon e Vizion Plus ka patur gjithmonë programet më “in” sportive të momentit dhe jo vetëm. Këtë herë do e shohim në drejtimin e një festivali dhe të gjithë mezi po presim.

Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të jetë parada e motiveve, ritmeve, ngjyrave, këngëve, valleve, riteve do të shpalosen në paradën që do të zhvillohet në qytetin e gurtë. Si dhe përgatitjet për këtë festival tashmë kanë filluar.

Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet, me përjashtim të këtij 8 vjeçari mungesë.

Të ngjashme