Kryefjala Logo

Do të xhirojnë film, por a do ti paguajë TCH banorët e BB VIP që do të interpretojnë aty?

13 Maj, 2023 | 11:16 am

Dihet se pas daljes nga BB VIP jehona e banorëve vazhdon për disa muaj. E sa janë në krye të kësaj zhurme, TCH mesa mësojmë ka vendosur ti “shtrydhë” edhe një herë në fund të sezonit veror.
Personazhi legjendar “Joker” tek Batman ka një shprehje që thotë:”Nëse je i mirë në diçka,mos e bëj kurrë falas”

Thënë kjo sepse VIP-at kur lanë shtëpinë,braktisën edhe shpresën për tu paguar, pra performanca e tyre katër mujore sipas shumicës së banorëve është vlerësuar me zero lekë.
Lart e poshtë janë po këta personazhe që ankohen se nuk janë paguar edhe pse sollën një sukses madhështor televiziv dhe ekonomik për TCH.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se bashkëshorti i Arbana Osmanit mund të jetë regjizori që do të realizojë një film komedi me ish banorët e BB VIP Albania 2. Nuk dihet ende lista e ish konkurentëve që do të jenë në këtë projekt, por një postim i Olta Gixharit na bën të dyshojmë se ajo do të përfshihet në këtë projekt.
Vjeshta do mbledhë njerëzit në kinema dhe biletat do kenë shitje, por pyetja është: A do paguajë Top Channel banorët që do të luajnë në këtë komedi?Apo edhe kësaj here do performojnë falas siç bënë ne Big Brother Albania VIP2?
Jo të gjithë kanë pasur fatin të hedhin firmën në një kontratë nga TCH si Luizi, ndaj para se të ankohen të mos pranojnë të bëjnë punë të papaguara.
Megjithëse për disa personazhë të dëshpëruar ndoshta : rëndësi ka pjesëmarrja.

Të ngjashme