Kryefjala Logo

E vogla e tyre feston ditëlindjen, Sara e Bardhi nuk i kursejnë fjalët e zemrës

6 Dhjetor, 2025 | 5:38 am

Çifti i njohur Sara Gjordenit dhe Bardhi kanë ndarë emocionet e tyre në rrjetet sociale për ditëlindjen e parë të vajzës së tyre, Nea.
Të dy kanë postuar urime të ndjera duke treguar dashurinë e pakufishme për vogëlushen e tyre.

IMG 7768
Screenshot

Këngëtari Bardhi ndau një foto të ëmbël ku shihet duke mbajtur Nean mbi supe, e veshur si engjëll, në mes të një dekorimi me tullumbace vjollcë.
Në urimin e tij, ai shkruan:

⁠”Urime ditëlindjen e parë, Nea e Babit! Të uroj vetëm lumturi në jetën tënde! E paç gjithmonë shëndet, engjëll i vogël.
Kam një jetë që shkruaj tekste këngësh, por sot për ty është shumë e vështirë t’i gjej fjalët e duhura për të të uruar.
Vetëm tash e di, që deri më 5 dhjetorin e vitit të kaluar, nuk e kisha ditur që fëmija është realisht gëzimi më i madh i njeriut. Babi të do shumë! Edhe 100″!

IMG 7767
Screenshot

Të ngjashme