Kryefjala Logo

Dhuπoi fizikisht kunatën e tij, në pranga autori në Korçë

21 Qershor, 2021 | 4:30 pm

Policia e Korçës ka arrestuar një 61-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë në familje. Në pranga ka rënë shtetasi R. M., i cili ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, D. M., 51 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht kunatën e tij, shtetasen D. M., 51 vjeçe, banuese në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Të ngjashme