Lajme nga vendi
Detaje nga aksidenti ne Elbasan: Tentoi te shpetonte kembesoren, humbi te birin
5 Gusht, 2021 | 11:02 am

Detaje tragjike zbardhen nga aksidenti që i mori jetën një djali vetëm 3 vjeç në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:15, në fshatin Bujqës.
Sipas Ballkanweb, drejtuesja e mjetit, 38-vjeçarja Oltja Maloku, e cila drejtonte mjetin tip “Ford”, kishte shkuar me djalin e saj në farmaci, kur një grua thuhet se i ka prerë rrugën makinës. Kjo ka bërë që shoferja, në tentative për të evituar përplasjen, ka devijuar drejtimin e lëvizjes së automjetit dhe për pasoje është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe me pas ka dalë nga rruga duke perfunduar ne nje are.



















































