Kryefjala Logo

COVID-19/ Spitalet plot, 7 viktima në 24 orët e fundit

13 Nëntor, 2020 | 6:17 pm

Vijon të mbetet i lartë numri i infeksioneve dhe viktimave nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 490 raste të reja pozitive me Covid dhe 7 humbje jete.
Janë kryer 2508 testime për Covid në 24 orë, prej të cilave 457 janë testime jnë kryer për arsye depistimi, ndërsa janë shëruar 93 pacientë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.
Kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.
“Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”.
COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore                      490
Të shëruar ne 24 orë                   93
Të shtruar në spitale                   381
Humbje jete në 24 orë                        7
Testime ditore                              2,508
Testime totale                 150,740
Raste pozitive                  26,701

Raste të shëruara           12,667
Raste Aktive              13,429
Humbje jete                605
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë            6640
Durrës            1115
Fier                  1004
Korçë               813
Shkodër          787
Elbasan           688
Vlorë                 579
Lezhë               569
Berat                412
Gjirokastër      365
Kukës               322
Dibër                  135

Të ngjashme