Kryefjala Logo

Covid-19/ 7 raste në 2962 testim dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

16 Qershor, 2021 | 5:18 pm

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor sa u përket rasteve me Covid në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Sipas ministrisë nuk kemi asnjë humbje jete dhe 7 raste në 2962 testime.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 2962 testime, 9 të shëruar, 7 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        7

Të shëruar në 24 orë      9

Të shtruar në spitale      18

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,962

Testime totale            765,938

Raste pozitive             132,476

Raste të shëruara        129,888

Raste Aktive                  134

Humbje jete                  2,454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       43

Tiranë          41

Berat             15

Durrës          11

Lezhë           6

Elbasan        5

Gjirokastër    4

Korçë           3

Dibër             3

Kukës           2

Fier                1

Të ngjashme